Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë me ish-partnerin e Adrola Dushit, Adis Patushi.
Adrola dhe Adisi ka kohë që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre nga e cila kanë edhe një djalë, Troin.
Mirëpo, një gjë që ra në sy të medieve rozë është se Adrola dhe Fifi vazhdojnë ta ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale duke na lënë të kuptojmë se dikur ishin shoqe?!
Krahas kësaj, modelja duket se e ka përkrahur lidhjen e ish-partnerit me Fifin dhe kjo u vë re në disa pëlqime që ajo bëri ku dyshja shfaqen në krahët e njëri-tjetrit.