Rozë

Kjo foto i ka futur të gjithë në dyshime? A është Arbana Osmani shtatzënë për herë të dytë me Eduartin

Arbana u shfaq si gjithmonë elegante dhe me klas në puntatën e të martës në “Big Brother VIP”. Mirëpo ndjekësit e saj janë të bindur se moderatorja është shtatzënë për herë të tretë.

Në postimin e fundit të Arbanës, ku ajo shfaqet me look-un e të martës, një fustan i zi me rrip dhe me dekoltenë e hapur, ndjekësit komentojnë se janë të sigurt që ajo është në pritje të ëmbël.

“Pse kam pershtypjen qe je shtatzene?”, e pyet një ndjekëse. “Është”, ia kthen një tjetër. Komentet më poshtë vazhdojnë duke aluduar se kjo është arsyeja pse Arbana është shfaqur e veshur me të zeza në puntatat e fundit, për të fshehur shtatzëninë.

“Prap me te zeza 6 Prime me te zeza”, i komenton një ndjekëse. “Është shtatzënë s’e sheh”, i replikon një tjetër.

“Dukesh që je shtatzënë”, shkruan një tjetër komentues. “Ashtu mendoj edhe une. Keto primet e fundit vetem me te zeza”, “100% … Jam shume e bindur”, vazhdojnë komentet, të cilave Arbana ka preferuar të mos u kthejë përgjigje.

MË TË LEXUARAT

To Top