Einxhel ka marrë ditën e djeshme një surprizë që e ka lënë pa fjalë. Një parashutë ka fluturuar mbi shtëpinë e famshme me një dedikim bashkëngjitur me foton e moderatores.
Por parashutisti mbante gjithashtu dhe një arush që më pas e hodhi brenda shtëpisë. Kjo ishte një dhuratë e ëmbël që mori nga Dj Dagz, i cili ndodhet jashtë shtëpisë së Big Brother.
Këtë e ka konfirmuar dhe vetë ai pasi ka ndarë një foto ku shihet Einxhel teksa përqafon arushin. Einxhel u emocionua pasi kishte kërkuar prej kohësh një dhuratë nga ai. SHIKO VIDEON
Rikujtojmë se moderatorja me Dj-in e njohur kanë krijuar një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Einxhel ka shprehur deshirën e saj për të qenë një prej finalistëve të ‘Big Brother VIP’ duke thënë që nuk i interesojnë paratë apo çmimi i madh por ka dëshirë që këtë eksperiencë ta çojë deri në fund.
“E kam thënë që natën kur Arjola ka dalë dh na u shtua një 15 mijëshe, kam thënë më mirë na kishit shtuar një finalist se atë 15 mijëshe. Edhe nëse do të isha unë e pesta nuk është qështja te 10 mijëshja apo te pretendimi i çmimit të madh por dua të jem me 18 shkurt dhe dua ta përjetoj si spektakël nuk dua ta përjetoj si spektatore, ta shikoj as nga studio dhe as nga shtëpia.
Përderisa kam ardhur deri këtu pse mos ta përjetoj edhe atë natë. Jam e sigur që produksioni dhe vëllai i madh për atë natë kanë rezervuar “qershinë mbi tortë. Kam dëshirë të jem edhe sikur të jem e pesta apo e gjashta edhe sikur të jet hajt po e fusim dhe këtë, prap për mua ska gjë sepse të paktën kam ardhur deri këtu”.