Ilir Shaqiri është një nga konkurrentët më të fortë në shtëpinë e “Big Brother Albania VIP”, i cili na ka emocionuar herë pas here me takimet e tij me vajzën, apo gruan e tij Emanuelën.
Ndërkohë, ditën e sotme, bashkëshortja e tij ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka ndarë disa të pathëna lidhur me qëndrimin dhe mendimet e saj për eksperiencën e Ilirit në shtëpinë më të famshmë në Shqipëri.
E pyetur se çfarë ishte ajo gjë Emanuela ka zbuluar për Ilirin gjatë rrugëtimit të tij, që nuk e kishte ditur më parë, ajo është shprehur se i ka bërë shumë përshtypje qetësia e tij.
Ajo tha se nuk e dinte që Iliri gëzonte një qetësi kaq të madhe edhe në momentet e vështira, Emanuela shtoi gjithashtu se i pëlqente shumë loja e tij, duke treguar ftohtësi dhe inteligjencë në çdo situatë.