Emri saj lakohet thuajse çdo ditë në mediat rozë. Flasim për moderatoren e dashur Bora Zemanin e cila kohët e fundit po merrë jashtëzakonisht vëmendje me lëvizjet e saj të cilat më pas kthehen në lajme.
Bora Zemani u përfol shumë në mediat rozë për shkak të lidhjes së dështuar me aktorin dhe banorin e BBV, Donald Veshaj, lidhje kjo që tani i përket së kaluarës.
Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto e video të ndryshme. Si zakonisht edhe dje u shfaq mjaft e veçantë me fustanin ngjyrë pink të kombinuar me këpucë ngjyrë të njëjtë.
Faqja e njohur më instagram “MPM” ka publikuar çmimin e veshjes së Bora Zemanit, ku fustani i markës “Area” kushton hiç më pak se 1250 euro, ndërsa takat e modelit “Tomford” kushtojnë plot 1100 euro.