Banorët e e “Big Brother VIP” kanë pritur mbrëmjen e djeshme disa mysafirë tepër të veçantë. Ermal Mamaqi, Agron Llakaj, Xhemi Shehu, Flor Gjini dhe Salsano Rrapi, darkuan së bashku me 6 konkurentët. Ata shkëmbyen edhe biseda me njëri-tjetrin, duke dhënë edhe opinionet e tyre.
Ndër të tjera, Salsano në një bisedë me Beniadën i thotë asaj se nga të gjithë banorët strategji për lojën ka pasur vetëm ajo.
“Ndryshe nga gjithë këta të tjerët strategji ke pasur vetëm ti, nuk krijove kurrë konflikte të forta vetëm të lehta”, i tha Salsano, të cilit modelja iu përgjigj: “Në jetë nuk më pëlqejnë konfliktet dhe nuk kam qejf të përfshihem”.
Kujtojmë që Beniada dhe Iliri janë dy finalistët e parë, ndërsa dy të tjerët do të zgjidhen sonte. në spektaklin e sotëm janë në votim 4 banorë:
Donaldi, Einxhel, Arjola dhe Monika, vetëm 2 prej tyre do shkojnë në finale, dy më të votuarit nga publiku, ndërsa dy të tjerët duhet të largohen nga shtëpia.