Ermal Mamaqi së bashku me disa personazhe të tjerë të njohur në median shqiptare dhe artin, ishin të ftuar si mysafirë në shtëpinë e Big Brother VIP.
Mes tyre ishte edhe moderatori Flor Gjini, me të cilin mesa duket Ermali paska pasur një debat kohë më parë. Ja replikat mes tyre:
Flor Gjini: Po ti a the që është e vërteta jote, nuk ke pse shqetësohesh. Ermal Mamaqi: Nuk është në rregull që kur personazhi që po përflitet nuk është aty, të jetë tendencioze
Flor Gjini: E di se cfarë nuk më pëlqen mua në televizion? Njerëzit që flasin gjatë, për të më dhënë një përgjigje aq gjatë te emisioni im s’të pranoj dot. Ke 30 minuta kohë.
Donaldi: Pse ke qënë i ftuar? Ermal Mamaqi: Jo mo jo s’kam shkuar asnjëherë i ftuar atje, po janë shumë tendencioz
Flor Gjini: Unë mosbesues jam, gazetari është… Ermali: Kemi ardhur për këta jo për ne. Flor Gjini: Jo s’më bezdis fare.