Rozë

Dy motra rivale për dashurinë/ Danieli ia thotë Lauretës: Për ty hodha poshtë dashurinë që kisha për Rrushen

Motra e Rrushes, Laureta, ka tërhequr vëmendjen e djemve që nga dita e parë kur u bë pjesë e “Për’puthen”.

Danieli, po ashtu konkurrent i ri kërkoi një takim katër minutësh me Lauretën, ku i shprehu pëlqimin dhe dëshirën për ta njohur nëpërmjet takimeve jashtë studios.

Më herët, Danieli kishte shprehur pëlqim për Rrushen, por njohja e tyre nuk pati vazhdimësi.

“Hodha poshtë pëlqimin për motrën tënde dhe të zgjodha ty”, i tha ai Lauretës në takim.

Gjatë bisedës, Danieli i tha konkurrentes se te një vajzë “në radhë të parë shoh karakterin. Dua një goë shumë të fortë dhe mendoj se ti e ke”.

Ndërsa, Laureta tregoi se kërkon qetësi te partneri i saj. “Unë dua një shpirt të qetë. Dua qetësi”, tha ajo.

Rrushja: Dua djemtë e gjatë - Përputhen, 24 Dhjetor 2021 - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top