Mbrëmjen e djeshme Beatrix nuk hyri në shtëpinë e Big Brother VIP, ashtu siç ishte paralajmëruar. Kjo situatë është komentuar gjatë nga banorët e ‘Big Brother Vip’.
Nga ana tjetër banorët janë munduar t’i japin shpresë Donaldit, i cili ishte mjaft i mërzitur, duke I thënë se gjërat do të qetësoheshin.
Megjithëse Einxhel nuk desh ta diskutonte në emision, më vonë ajo diskutoi me Donaldin dhe Beniadën për atë që ndodhi.
“Këta do të dalin jashtë dhe do të sqarohen dhe asaj do ti ngelë pishman që nuk ka ardhur”, tha moderatorja për Beatrix.
Nga ana tjetër Beatrix ka marrë vendimin të largohet nga Shqipëria për disa ditë jashtë, ndërsa ende nuk dihet se kush e shoqëron dhe ç’destinacion ka zgjedhur.
“Ermal sepse sic e the dhe vet jemi miq, dhe ta siguroj nuk eshte prek nga permendja e personave te tret( sepse Trixes i jan fut parashuta me te tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson) Por eshte prekur nga batuta palidhje e Zotri Salsanos( per vrasje e therje) dhe te qeshurat histerike te banoreve qe ajo i konsideronte shume te afert. Ti e fillove po u perkeqesua nga te tjeret qe qeshin akoma me humor te 95′ Kaq! Trixa ka te drejten e te gjith botes te merzitet e te mari cfare vendimi te doje sepse boll ka duruar!”, tregoi kushërira e Beatrix, Anxhelina.