Aktorja Monika Lubonja i kishte premtuar Fifit se sapo të dilte nga ‘Big Brother VIP’ do të vinte tek shtëpia e saj dhe do të qëndronte jo një ditë por një javë.
Nisur nga kjo deklaratë e Monikës, mbrëmjen e djeshme blogeri Olti Curri i ka shkruajtur në mesazh Fifit, duke qenë se kjo e fundit dje nuk ndodhej në studio gjatë spektaklit.
Mirëpo Fifi ka zbuluar se Monika nuk e ka mbajtur fjalën.
“Nuk ma la Tea”, i përgjigjet Fifit, duke treguar se Monika ka shkuar në shtëpinë e saj ku e priste e bija.