Pasi u mbajt gjysmëfinalja e reality show-t më të famshëm në Shqipëri, “Bog Brother Albania VIP”. Donald dhe Einxhel u shpallën dy finalistët e fundit të këtij edicioni, duke iu bashkuar Ilirit dhe Beniadës.
Nata është zhvilluar mes emocionesh e surprizash të bukura, por nuk shpëtoi dot pa ndodhur edhe një skenë e pakëndshme.
Gjatë vizitës së tyre më herët në shtëpi, Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi kanë hedhur e pritur disa batuta me Donaldin, Arjolën dhe Ilirin.
Konkretisht, Mamaqi u shpreh për të ngacmuar Donaldin se do të merrte Borën në serialin e tij të ri, ndërsa Donaldi e priti me sportivitet këtë deklaratë duke thënë se duhet ta paguajë mirë Borën.
Gjithashtu, ai sugjeroi edhe një rol për Ilir Shaqirin si partneri i Borës në film. Salsano shtoi se edhe Donaldi duhet të kishte një rol në serial si “killer”, i cili do të vriste Ilirin dhe Borën dhe dashur padashur, edhe Trixën.
Këto fjalë Donaldi i kaloi me sportivitet, teksa Arjola dhe Iliri qeshën me të madhe. Mirëpo, pikërisht për këto skena duket se Beatrix është lënduar duke mos dashur të vijë mbrëmë në darkën e organizuar nga “BBV” brenda shtëpisë, ku ishin të pranishëm edhe disa ish-banorë të tjerë.
Sipas Elgit Dodës, Donaldit iu bë një “gjyq” publik për faktin që Trixa u mërzit, ndërsa ai u shpreh se ishte gjithçka në kuadrin e shakasë dhe kurrë s’do ta ulte figurën e Beatrix.