Emri saj po përmendet kudo. Padyshim që Bora Zemani është një nga personazhet më të përfolura kudo në rrjetet sociale e emisione të ndryshme.
Pas ndarjes së saj me Donaldin i cili nisi një lidhje në BBV me Beatrix Ramosaj, fansat i kanë dhënë përkrhaje e dashuri tepër të madhe moderatores.
Ajo ka arritur të hyjë në grupin e moderatoreve që kanë miliona ndjekës në instagram. Së fundmi Bora ka marrë vëmendje me paraqitjen e saj në Për’puthen Prime ku u shfaq veshur elegante dhe e mbuluar me gurë të çmuar. Bora ka publikuar një foto në faqen e saj në Instagram e veshur me një xhakete ngjyrë gri të mbuluar nga aksesorë në ngjyrë argjendi.
Aksesorët shtrihen edhe në pantallonat e zeza të moderatores, që si në çdo mbrëmje Prime të “Përputhen” duket një yll.
E njëjta veshje duket po aq bukur dhe te Zendaya. Mbase Bora mund të jetë frymëzuar nga aktorja. Çfarë dimë me siguri është që të dyja duken shumë bukur.