Rozë

Njihet si deputetja shqiptare me të pasmet e bukura, por rrëqeth: U bëra nënë 17 vjeçe më thanë e dini kush është babai

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Oxygen”. Ajo ka rrëfyer shumëçka mbi jetën e saj personale dhe profesionale, teksa nuk la pa komentuar debatin ‘e nxehtë’ të kohëve të fundit në media – atë për harxhimet e deputetëve për derivate.

Duda, e cila është nënë e tre fëmijëve rrëfeu para moderatorit Besim Dina se familja e saj kishte vendosur që ta martonte atë në moshë shumë të hershme, thuajse në adoleshencë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës thotë se edhe pse ndoshta e papërgatitur mjaftueshëm fizikisht dhe psiqikisht, ra në duart e një njeriu me fat.

Ajo është nënë e tre fëmijëve, teksa tregoi se djalin e madh, Berinin, e lindi kur ishte vetëm 17 vjeçe. Duda e cila 22 vite më parë e lindi djalin e saj në Novi Sad për arsye sigurie duke qenë se Kosova në atë periudhë ndodhej në kohë lufte, tha se me të hyrë në dhomën e spitalit, doktori e kishte pyetur nëse dihet babai i fëmijës së saj, pasi kishte parë moshën e saj shumë të re.

“Në spital, kam qenë unë dhe një vajzë rome edhe doktori kur ka hyrë në dhomë edhe ka shikuar nga unë duke thënë: ‘A e din ti kush është babai i fëmijës’, a ne si familje tipike nga Kosova, kanë qenë poshtë vjehrra, vjehrri, nëna, tezja – të gjithë kanë pritur para spitalit dhe unë i kam thënë doktorit: ‘Shiko jashtë ku është familja e bebes”, ka treguar Balje.

Deputetja gjithashtu theksoi se është mirëpritur jashtëzakonisht mirë në familjen prizrenase të burrit dhe se vjehrrit e saj kanë qenë një mbështetje e madhe për të.

Dude Balje: Pse më paragjykojnë duke më thënë "Deputetja që vishet seksi e  që provokon", unë respektoj kodin e veshjes - Telegrafi

MË TË LEXUARAT

To Top