Ronela Hajati, pasi fitoi vendin e parë në “Festivalin e Këngës”, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022, që do të organizohet në Itali. Kënga, të cilën ajo do të prezantojë në skenën e festivalit të madh, mban titullin “Sekreti”, ndërkohë që ajo do të performojë e para në listën e shteteve përfaqësuese.
Këngëtarja së fundmi ka ndarë një postim teksa ka dhënë detaje për këngën, me të cilën do të përfaqësojë shqiptarët, duke zgjedhur disa momente gjatë përgatitjeve për xhirime, gjithashtu edhe pamje nga prapaskenat.
32-vjeçarja njoftoi fansat dhe publikun se në fillimin e muajit të ardhshëm, pra, muajit mars, projekti muzikor do finalizohet dhe gjithçka do të jetë gati.
“‘Sekret’ është kënga ime përfaqësuese në Eurovision këtë vit! Në 5 ditë xhirime me një staf të mrekullueshëm që ka bërë një punë kolosale, do të sjellim ditët e para të marsit në jetë videon e këngës sipas vizionit dhe dëshirës sime dhe të të gjithëve që i kanë kushtuar mbi një muaj kohë përgatitjes për këtë projekt. Duke xhiruar në disa nga lokacionet më të bukura të Shqipërisë, ‘Sekret’ do të jetë një përrallë! Unë mezi po e pres!”, ka shkruar kantautorja e hiteve të shumta.
Rikujtojmë që këngëtarja do të hapë festivalin e Eurovisionit natën e parë të gjysmëfinales. Ndërkohë, nisur nga deklaratat e saj të fundit, komentuesit kanë nisur të zbulojnë “sekretin” e saj, dhe bëhet fjalë për një ndarje, për të cilën ajo ka dashur ta mbajë larg fokusit të vëmendjes.
Ajo tregoi se po kalon një periudhë të vështirë në jetën personale, pavarësisht suksesit që ka arritur në karrierë muajt e fundit. Kështu fansat kanë dalë në konkluzionin se Ronela ka fat në karrierë, por jo në dashuri. Vetë Ronela postoi një shkrim në një sfond të zi në “Instastory”. Ajo shkruante se po kalon një nga periudhat e saj më të këqija në jetën e saj dhe është shumë e vetmuar pasi sipas saj “askujt nuk i plas” për të.
“Gjithë jetën time kam qeshur dhe kam qenë optimiste, madje edhe në ditët e mia të këqija… Por tani jam në gjendjen time më të keqe dhe nuk e keni idenë se sa shumë jam duke luftuar, ndërkohë që akujt nuk i plas për mua. Ndihem shumë e vetmuar në gjithë këtë… Ti nuk e di asnjëherë se çfarë po kalon dikush”, shkruante këngëtarja.
Ajo u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së mes polemikave dhe kritikave, pasi disa kolegë të saj e konsideruan si këngë tallavaje “Sekret”. Ajo është renditur si artistja e parë që do )
“Ok, tani jam e frikësuar”, shkroi Ronela Hajati, e cila do të duhet të përfaqësojë në mënyrë dinjitoze Shqipërisë, duke marrë parasysh faktin se e gjithë vëmendja do jetë tek ajo pasi është këngëtarja e parë që do performojë në Eurovision këtë vit.
Këtë vit festivali më i madh muzikor evropian do të zhvillohet më 10, 12 dhe 14 maj në Pala Olimpico në Torino, Itali. Ronela Hajati u bë kryefjala e atmosferës së ndërrimit të viteve pasi fitoi për herë të parë çmimin e parë në karrierën e saj, duke marrë kupën e më së mirës në edicionin e 60-të të Festivalit të RTSH-së.
Sa i përket fabulës së këngës, burime pranë saj kanë treguar se në fakt nuk ishte një tekst fantazi, pasi Ronela e kishte përjetuar vërtet këtë dashuri me një djalë nga Veriu, për të cilin nuk diheshin shumë detaje. Ndërkohë, për ironi të fatit, arsyeja e rënies në dëshpërim mund të jetë pikërisht ndarja nga djali në fjalë, kënga për të cilin po e çon në Eurovizion.
Që me postimin e këngës audio në kanalin e RTSH-së në “Youtube”, filloi të përflitej se ajo do ta fitonte garën, edhe pse konkurrohej fuqishëm nga rivali i saj, Alban Ramosaj, i cili u rendit i dyti me këngën “Theje”. Nga ana tjetër, ish-i dashuri i saj, Young Zerka, duke mësuar për dedikimin që ajo i kishte bërë djalit sekret nga Veriu, në këngën për të cilën ka dy vjet që po punon, është hakmarrë në mënyrën e tij.
Këngëtari postoi në rrjetin e tij social “Instagram” një foto të mikut të tij të vjetër, Kastro Zizo, duke treguar se është ai konkurrenti që mbështeste me shpirt në Festival, Zerka. Këngëtarja Ronela Hajati është përfolur disa herë në mediat rozë për jetën e saj private. Ronela zgjoi kureshtjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale ku foli për mashkullin ideal, disa muaj pasi i dha fund lidhjes 5-vjeçare me Young Zerkën.
Hajati u bë më e hapur me fansat për jetën e saj private pas ndarjes nga këngëtari, duke renditur cilësitë që duhet të kishte një mashkull që ta bënte të dashurohet me të. Gjatë një pyetësori me ndjekësit në “Instastory”, këngëtarja preferoi të përgjigjej dhe për pyetjet që i drejtoheshin për mashkullin ideal.
“Ajo kimia që në takimin e parë që e ndjen telashin. Do të të dua nëse nuk je shumë i ngjitur, gatuan lezetshëm, kemi shije të përafërta muzikore. S’dua të pajtohet me çdo gjë që them, dua të më kuptojë me një shikim dhe të arrijë të njohë atë Ronelën, që e njohin shumë pak njerëz. Nuk është ndonjë gjë dhe shumë e lodhshme!”, shkruante Ronela duke e sqaruar njëherë e mirë si e donte partnerin e saj, në këtë parashtrim pretendimesh.
Ndërkohë, le të shohim nëse Ronela këtë herë do të rrëfejë më shumë për dashurinë dhe historinë e fundit në intervistat që do të japë për gazetarët e Eurovizionit.