Pak ditë më parë, Beatrix refuzoi të hynte në Big Brother VIP për të darkuar me banorët finalistë për shkak të disa hatërmbetjeve.
U tha se shkak ishte bërë shakaja e Ermalit gjatë një bisede me Donaldin, ku u përmend dhe Bora. Ndërsa Anxhelina Hadërgjonaj dha një tjetër version, që Trixa është mërzitur për shkak të shakasë së Salsanos dhe të qeshurave të banorëve të tjerë. Gjatë batutave, Salsano u shpreh se Donaldi në film do ta ‘v r.asë’ edhe Trixën gabimisht,
gjë që shkaktoi të qeshura mes banorëve, përfshirë Donaldin ose Arjolën. Kjo e fundit ishte sot e ftuar në “Fan Club”, ku u ndal dhe te kjo situatë.
“Kam qeshur pafund. Ta them me zemër që ka qenë një qeshje pafaj se isha aq e përmalluar, doja takimin me njerëz që i dua jashtë, që më japin energji pozitivitet.
Shiko, ata janë artistë të mëdhenj, bëjnë humor. Ata bëjnë humor me mua, nga humori më i lehtë deri te më i ziu. E kuptoj Trixën shumë mirë, e kuptoj ç’i ka ndodhur, por jo të gjithë kanë të njëjtin sens humori”, u shpreh aktorja.