Rozë

E kanë mallkuar nga fëmijët/ Arbana Osmani u bën thirrje të gjithëve: Më është bërë lëkura shollë, po jo me fëmijët e mi

Të jesh një personazh i famshëm nuk është diçka e thjeshtë. Ka nga ata që të pëlqejnë, nga ata që s’të pëlqejnë, por edhe nga ata që të urrejnë pa arsye dhe zgjedhin ta shprehin në mënyra të ndryshme.

Këtë shqetësim Arbana Osmani e ka ndarë në Instagramin e saj, ku ka treguar se një ndjekëse i shkruan vazhdimisht duke e mallkuar atë dhe fëmijët e saj. Ndaj kësaj situate, Arbana ka reaguar me një mesazh të shkurtër në Instastory, duke theksuar se bullizimi online është një plagë e shoqërisë sonë.

“Gjuha e urr ejtjes online jo vetëm nuk duhet toleruar, ajo duhet raportuar dhe ndaluar. Në një vend të vogël si ky i yni, ku problemet më të vogla janë ngjarjet në një reality show, bull izimi online është një pla gë e kësaj shoqërie, tolerimin ndaj të cilit sot e vuajmë ne, që ndoshta na është bërë lëkura shollë e s’na bën më përshtypje, por nesër ndikimi mbi fëmijët tanë mund të jetë i parikuperueshëm.

Raportoni çdo njeri që flet dhe komenton me gjuhën e urrejtjes, bëjeni për vete dhe fëmijët tuaj,” -ka shkruar moderatorja. Më pas, Arbana u ka kërkuar ndjekësve ta raportojnë profilin e zonjës, e cila është nënë, dhe ka uruar më të mirat për fëmijët e saj.

MË TË LEXUARAT

To Top