Ky “Big Brother VP” ka qenë më i zhurmshmi dhe spektakli më i shikuar nga i madh dhe i vogël. Vetëm një javë na ndajnë nga finalja e madhe dhe të gjithë presin me ankth që të fitoj i preferuari i tyre.
Ky “Big Brother” nuk ka shmangur dhe përmendjen e personave që nuk kanë qenë pjesë e lojës. Në këtë rast emri i Bora Zemanit që prej fillimit e deri tani në këtë pikë të lojës që është fundi nuk është shmangur nga askush.
Mbrëmjen e djeshme Beatrix Ramosaj nuk pranoi të ishte në darkën brenda shtëpisë për të surprizuar dhe Donaldin.
Pse u mërzit Beatrix Ramosaj?
Në shtëpinë VIP u ftuan artistë të njohur si Ermal Mamaqi, Salsano Rapi, Xhemi Shehu, Agron Llakaj dhe shumë emra të tjerë. Në një bisedë me Arjolën dhe Ilirin, Ermal Mamaqi përmend me shaka se do ketë në serialin e tij të H.O.T Bora Zemanin si aktore dhe Ilir Shaqirin që do jenë çif të dy. Donaldi “interesohet” dhe i thotë se ai duhet ta paguajë mirë moderatoren. Ndërsa Salsano i thotë me shaka se ai është “killeri” dhe ka vraë gabimisht edhe Trixën.
Por duke përmendur persona të retë Ermali merr dënim nga vëllai i madh ku duhej të largohej nga shtëpia.
Ermali pas largimit nga shtëpia u detyrua të jepte një shpjegim dhe se kishte shumë mesazhe negative nga fansat e Beatrix dhe Donaldit. Mamaqi sqaron se kur vet Donaldi e kaloi me të qeshur këtë situatë, të tjetër nuk kanë përse të mërziten.
Mbrëmë në spektakël nuk u kuptua mërzia e Beatrix, por sërish Mamaqi u detyrua të japë një mesazh për Trixën ku shprehet se kjo ishte një shaka shoqërore. Duke i bërë kështu thirrje publike që të shkonte për të mbështetur të dashurin e saj.
Por pas mesazhit të Ermalit reagon kushërira e Beatrix, Angjelina Hadërgjonaj.
Ajo tha se Trixa u mërzit me shakanë e Salsanos dhe më pas me të qeshurën e disa banorëve, përfshirë këtu edhe Donaldin. Anxhelina siguroi se Beatrixës nuk i ngeli hatri nga përmendja e emrit të Borës
Anxhelina ka shkruar: “Ermal sepse siç e the dhe vet jemi miq, dhe ta siguroj nuk eshte prek nga permendja e personave te tretë (sepse Trixes i jane fut parashuta me te tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson), por eshte prekur nga batuta palidhje e Zoteri Salsanos (per vrasje e therje) dhe te qeshurat histerike te banoreve qe ajo i konsideronte shume te afert. Ti e fillove po u perkeqesua nga te tjeret qe qeshin akoma me humor te 95′. Kaq! Trixa ka te drejten e te gjithe botes te merzitet e te marre cfare vendimi te doje sepse boll ka toleruar”.