Ndërkohë që na ndajnë edhe pak ditë nga finalja e madhe e ‘Big Brother VIP’, presioni se kush do ta fitojë këtë reality-show është bërë shumë i madh.
Fenomenit të ‘Big Brother VIP’ nuk i ka shpëtuar as zv.ministrja e Shëndetësisë, Vjollca Bravo. Përmes një komenti në rrjetet sociale ajo ka treguar se është fanse e balerinit Ilir Shaqiri.
Vjollca Bravo ka komentuar në faqen zyrtare të ‘Big Brother VIP’.
“Ai qe na ka bere te ndjehemi krenarë ne Italine fqinje, ai djali shqiptar qe nuk e ka harruar per asnje cast Atdheun ku u lind e gjuhen e bukur shipe e qe ruan ate theksin e bukur tirons. Ai qe ka bere nje loje perfekte duke treguar qe eshte nje strateg e per 4.5 muaj nuk e ngriti nje here zerin, por gjente argument per cdo situate. Ky eshte Kampioni, Ilir Shaqiri”, ka shkruar Vjollca.