Teksa të premten do të mbahej darka e banorëve dhe ish banorëve në BBV, ishte Trixa ajo e cila në momentin e fundit nuk morri pjesë.
Trixa ishte prekur nga një batutë e zhvilluar në shtëpi nga disa mysafirë special si Salsano Rrapi, Ermal Mamaqi, Xhemi, Agron Llakaj dhe Flor Gjini, ku disa prej tyre përmenden Bora Zemanin.
Donaldi ishte ai i cili u prek shumë dhe nuk e besonte që ajo batutë ka ndikuar për Trixën. Pas asaj u aludua shumë që Beatrix Ramosaj nuk ndodhet në Shqipëri dhe se ka udhëtuar jashtë vendit.
Që nga ai moment Trixa nuk e ka bërë asnjë postim në Instagramin e saj. Por derisa kushërira e saj ka postuar një foto në profilin e saj, lihet të kuptohet vendi ku Trixa ka shkuar.
Një tatuazh në krah që është i njëjtë me atë të Trixës, u kap në foton e Anxhelinës. Si duket vajzat janë duke i kaluar pushimet në Dubai. Mbetet për t’u parë nëse do vijë të premten në studio për natën finale të ‘BBV’, apo Triksa e ka mbyllur njëherë e mirë këtë kapitull.