Rozë

Po i mungon shumë Beatrix, Donaldi bën thirrje: Ti më ke mua, bota ka probleme me mua jo unë me botën

Shtëpia e “Big Brother VIP” u mbush sot, në Ditën e të Dashuruarve me arushë, trëndafila dhe tollumbace të kuqe.

Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj dhanë nga një mesazh për partnerët e tyre, me të cilët u njohën brenda shtëpisë më të famshme të momentit.

“Dagz, të dua shumë, do të takohemi të premten, pastaj takohemi prapë kur të më shërohet krahu”, i tha Einxheli Arbrit.

Ndërsa Donaldi, teksa konsumonte heliumin e tollumbaces, tha disa fjali, që duket se ia dedikon Beatrix Ramosajt:

“Ti m’ke mua. Unë jam vetëm. Nuk jam unë që kam problem me botën, bota ka problem me mua”.

MË TË LEXUARAT

To Top