Një aeroplan me tetë pasagjerë, përfshirë katër adoleshentë, u rrëzua në Karolinën e Veriut. Deri më tani të gjithë personat në bord rezultojnë të zh dukur, ndërsa po kërkohen nga Roja Bregdetare e SHBA.
Pilatus PC-12 u pa në radar duke u sjellë në mënyrë të çuditshme gjatë fluturimit dhe të dielën mbrëma u zhduk rreth katër milje në lindje të hyrjes së Drum Inlet.
Anijet e Rojës Bregdetare, si dhe një helikopter ushtarak MH-60 Jayhauk, nisën një kërkim në zonë për të lokalizuar avionin me një motor, dhe një C-130 është përfshirë në kërkim që nga mëngjesi.
Ndonëse konsiderohet e pamundur që rrënojat e Pilatus PC-12 të gjenden, një zëdhënës i Rojes Bregdetare u shpreh optimist duke thënë se ekipet e shpëtimit do të mund të lokalizojnë avionin.