Aktori Agron Llakaj ishte mes personazhe të njohur që hyri disa ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Aktori i humorit u bë pjesë e shtëpisë më të famshme për të mbështetur kolegun dhe mikun e tij Donald Veshaj.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai tregoi eksperiencën e veçantë dhe përjetimet që pati nga ajo darkë. Sipas Agron Llakajt, Donaldi ka qenë i vërtetë në të gjithë këtë përvojë, si pjesë e ‘reality show-t’.
“Nuk e kam ndjekur shumë thellë, por kam parë videot e shkurta, ka pasur dhe momente që i kemi sjellë në ‘Al Pazzar’. Unë futem te burrat që nuk kanë turp nga loti, por loti nuk del kot. Ai është i ndjeshëm, nuk kthehet asnjëherë pas kur nis një aksion.
Distancohem nga pjesë e marrëdhënieve që ka krijuar, nuk jam askush për ta gjykuar. Kudo më flasin për Donaldin. Më ka ardhur mirë për atë që ka treguar Donaldin aty. që është bërë kaq popullor, është dhunti e tij, jo vetëm puna ime. Ka treguar veten ashti siç është”, u shpreh aktori.
Megjithatë, ai ka dhe kritika për Donaldin dhe ndalet te debati që artisti ka patur me moderatoren Einxhel Shkira, për një bashkëpunim që kanë pasur në të kaluarën. Einxheli tha se nuk është paguar për disa muaj, kur punonte me vëllezërit Veshaj te “Binjakët”, ndërsa Donaldi tha se moderatoren e hoqi nga puna për mungesë korrektësie. Debati ka vazhduar me ofendime ndaj njëri-tjetrin.
Nëse do të mundesha, do t’i bërtisja Donaldin për sjelljen që bëri, tha Agron Llakaj: “I vetmi moment që i kam tërhequr vëmendjen ka qenë debati banal me Einxhelin. Doja ta mbyllja televizorin kur e pashë atë pjesë. Po të mundesha, do t’i kisha dhënë një të ulëritur të fortë. Nuk duhet të flitej me një vajzë ashtu, edhe pse u pro vokua”.