Rozë

U ndje e ofenduar nga komenti i Agron Llakajt/ Aktori reagon: Pse nuk dija unë të thosha e fitohtë Donaldi

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Agron Llakaj ishte i ftuar sot në emisionin ‘Shqipëria Live’, ku komentoi edhe batutën e tij në shtëpinë e ‘Big Brother VIP, për të cilën Einxhel Shkira tha se u ndje e prekur. Moderatores iu duk sikur Llakaj ishte tallur në lidhje me fondacionin që Einxhel dëshiron të hapë.

“Nëse do ta fitoja çmimin do hapja fondacion”, ka thënë Agroni në kuadër të një shakaje me Donaldin. Ndërsa gjatë spektaklit Einxheli tha se ndihej e mërzitur për këtë ironi dhe se sipas saj, Agroni zgjodhi të mbante anën e Donaldit.

Vetë aktori i humorit dha një koment për situatën që u krijua në shtëpi. Gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria live”, ai tha se nuk përdori asnjë ironi dhe se gjithnjë është i drejtpërdrejtë në komentet që bën.

“Agroni nuk thumbon, unë jam natyrë e drejtpërdrejtë. Aty hyra brenda një karakteri argëtues, për ata njerëz që janë aq të mbyllur aty brenda. Mund të kisha thënë para Donald, je më i forti, por thashë fitoftë më i miri”.

Ai thotë se u ndje keq, pas nuk jam “as në moshën e Einxhelit, as Donaldit. Mendoj se është ia momenti kur të flet gjuha para mendjes”.

Agron Llakaj mbështet kolegun dhe mikun e tij, Donald Veshajn, por thotë se “për të katërt që kanë ardhur në finale, është e merituar”.

Agron Llakaj humb njeriun e shtrenjtë të familjes, aktori mesazh prekës –  Abc News

MË TË LEXUARAT

To Top