Andi dhe Melisa, një prej çifteve të krijuar në Për’puthen janë të ftuar specialë në studio në ditën e të dashuruarve.
Ish-konkurrentja ka tentuar që të bashkojë Efin dhe Brunon, duke qenë se është mikeshë me konkurrenten.
Duke bërë shaka gjatë takimit katër minutash me Brunon, një nga sfidat në puntatën e sotme, ajo i tha se është e martuar, duke nënkuptuar se nuk mund ta ngacmonte.
Ajo i tha se është shumë i luhatshëm, ndërsa konkurrenti e kundërshtoi.
Melisa: Në radhë të parë jam e martuar, unazë nga të dyja anët.
Melisa: Je shumë i luhatshëm, njëherë urren njëherë do.
Bruno: Unë atë që dua gjithmonë do e dua, në këtë pikë duhet të jesh racional.
Melisa: Je në momentin e gabuar me personin e gabuar, racional.
Bruno: Jo nuk është.
Melisa: Kur je i jashtëm, ti e sheh gabimin e saj me një sy tjetër.
Bruno: Më pëlqen fakti që jeni të ngjashëm, aq sa jeni të ndryshëm.