Banorit të shtëpisë po i mungon më sa duket aktorja brenda shtëpisë. Kjo për arsye se ai po mban fotografinë e saj në duar teksa i ka dërguar edhe një puthje.
Ndërkohë, ish-banorja e shtëpisë e ka ndarë këtë moment në storien e saj në Instagram duke i shkruar edhe një mbishkrim. Arjola Demiri ka shkruar numrin e televotimit për Ilirin, gjithashtu e ka quajtur edhe “Shpirti i motrës”.
“Shpirti i motrës”, ka shkruar aktorja tropojane duke i bërë tag në postim bashkëshortës së Ilirit. Ndryshe, ish-banorja e shtëpisë, shpesh ka pasur momente edhe intime me balerinin teksa së fundmi shkëmbyen një puthje në buzë duke interpretuar një skenë filmi.
Lidhur me këtë një mendim e ka shprehur bashkëshortja e Ilirit e cila e ka konsideruar si diçka normale që mund të ndodhë kur dy aktorë luajnë një rol filmi, por Arjola nuk ka qenë e informuar për këtë dhe nuk dihet nëse kanë biseduar pas daljes së saj nga shtëpia.
Kujtojmë se, Arjola Demiri u eliminua nga “Big Brother VIP”, edhe pse i qëlloi bileta kthyese, por fati nuk ishte në anën e saj që të arrijë në finale.