Rozë

Tani u bënë miq/ I shkuan o gomar në ballë, Donaldi i bën për të qeshur të gjithë me reagimin e tij

Mbrëmjen e kaluar, katër finalistët ndodheshin në oborr dhe vendosën që të luanin një lojë mjaft qesharake.Ata do i shkruanin njëri-tjetrit nga një fjalë në ballë dhe do përpiqeshin që ta gjenin se për çfarë bëhej fjalë.

Në një moment, Ilir Shaqiri i shkruan Donald Veshajt “gomari i Shrekut”, duke shkaktuar të qeshura për Einxhel Shkirën dhe Beniada Nishanin.

“Është gomari yt i preferuar”, i thotë Iliri. Duke i ardhur në ndihmë, Beniada i thotë: “Ty të pëlqen shumë ky gomari, është gomar special”.

Donaldi me shaka shton: “Jam unë gomari?”, dhe balerini i njohur i thotë “jo”: “Gomari i…”. Sërish i vjen në ndihmë Beniada, e cila i thotë ka një emër dhe ai e gjen. SHIKO VIDEON

Kërkesa e Donaldit duket se është kryer me sukses. Ditën e djeshme, “Top Albania Radio”, për të festuar ditëlindjen e 24-t të radios iu dha banorëve një mundësi për të zgjedhur një këngë për personin e zemrës.

Donaldi përshëndeti Beatrix me Sam Smith, “Fire on fire”, teksa i bëri thirrje Romeos dhe fansave për t’i dërguar Beatrix një buqetë të madhe me lule.

“O Romeo shko në një dyqan dhe dërgoi Trixës një tufë me lule të madhe. Ose kush dyqan lulesh që po e dëgjon t’i cojë një buqetë me lule Trixës nga ana ime.”, u shpreh ai.

MË TË LEXUARAT

To Top