Mbrëmjen e djeshme “Big Brother VIP” u zëvendësua nga “BBV Fan Club” me të ftuar të gjithë ish-banorët. Me këtë rast, Semi Jaupaj foli për herë të parë për Donaldin pas krisjes së marrëdhënies së tyre.
Semi tha se ndonëse nuk ka qenë dakord për lidhjen e aktorit me Beatrix Ramosajn, ajo e ka vlerësuar dhe e vlerëson si lojtar.
“Pashë klipin me momentet e Donaldit edhe jam unë shumë aty. Në fakt dhe te klipi im ka qenë shumë Donaldi. Ajo që thoja unë është që nëse do më vijë ndonjëherë në mendje Big Brother, padyshim që Donaldi do jetë pjesë e kujtimeve më të bukura që kam pasur aty, kam qeshur, kam qarë në shpatullat e tij, më ka mbështetur.
Padyshim që dhe e kam mbështetur, në çdo debat ishte apo nuk ishte i imi, përfshihesha emocionalisht. Dua ta ndaj pak këtë pjesën, nuk jam dakord me një gjë që Donaldi ka bërë dhe kjo dihet (referuar lidhjes me Beatrix), e kam përjetuar emocionalisht padyshim, por kam ditur të ndaj Donaldin si lojtar. E kam vlerësuar Donaldin si lojtar”, u shpreh Semi.