Kënga që Semi Jaupaj e publikuar këtë të martë u dëgjua dhe në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Një baladë dashurie, e titulluar “Mos u kthe”, ku Semi i këndon një ish të dashuri, historinë më të cilin e quan të shkuar dhe i kërkon të mos kthehet më.
“Emrin tim thuaje sot, merre dhe shkele në tokë, nuk më paske dash më së shumti në botë, A e din si është mos me u zgju dhe mos me u gzu që je gjallë, Mos u kthe, nisu dhe shko te zemra tjetër që të pret, mos u kthe te unë se shumë më mirë pa ty jam vetë”, janë disa nga vargjet e baladës.
Teksa lëviz në një dhomë të zbrazur, Semi merr në dorë një arush që qëndronte në tokë, sendi është i njëjti me atë që banorja i kishte dhuruar Donaldin, por pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” i kërkoi t’ia kthente.
Teksti duket si një përshkrim i historisë së Donaldit, teksa dëgjonte këngën në shtëpi, Iliri i tha aktorit se Semi “e ka me ty”, koment që e acaroi artistin.
Semi ka qenë mike e Donaldit, kur ky i fundit nisi një romancën me shoqen e ngushtë të saj, moderatoren Bora Zemani, por pasi aktori i humorit la pas të shkuarën dhe nisi një histori me këngëtaren Beatrix Ramosaj në shtëpinë e “Big Brother VIP” miqësia mes tyre duket se ka mbaruar.