Rozë

Do pajtohen, Donaldi e thotë hapur fare se do fëmijë: Dua shumë ta kem një vajzë, le mos të këndojë

Shumë afër finales, Donaldi ka shprehur një dëshirë të veçantë. Aktori kërkon të ketë një vajzë. Biseda ka nisur me Ilir Shaqirin pasi ky i fundit i ka kërkuar vajzës së tij Emily të bëjë një këngë për të. Emily ja ka realizuar dëshirën ditën e djeshme pasi publikoi këngën e titulluar “Va tutto bene”.

Finalisti i parë i Big Brother Vip nuk i ka mbajtur dot lotët pasi ka dëgjuar zërin e së bijës.

Me siguri situata emocionuese ka frymëzuar dhe Donaldin. “Sa do të doja ta kisha një gocë, s’ka gjë le të mos bënte këngë,” – u shpreh ai.

MË TË LEXUARAT

To Top