Trekëndëshi i famshëm Bora-Donald-Beatrix është njëri ndër trekëndëshat më të komentuar. Pothuajse secili person i zakonshëm apo publik e ka komentuar këtë situatë.
Së fundi edhe modetatorja e famshme Ilda Bejleri e ka dhënë opinionin e saj rreth trekëndëshit të famshëm E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Ilda përmendi momentin kur Trixën e hodhën para një gjy gji.
Sipas saj ai moment ishte s kandaloz, kur të gjithë i kërkonin asaj që të kërkonte falje. “Të them të drejtën më erdhi keq për Trixën, në atë momentin skandaloz kur i bënin gjygjin dhe i kërkonin të kërkonte falje, po të shohësh edhe në Itali ka tradhëtira edhe në martesa dhe prapë kur vjen puna nuk kërkojnë falje.”, tha Ilda kur u pyet rreth Trixës.
Ilda Bejleri ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” për të folur për karrierën e saj si moderatore por edhe për të diskutuar tema të nxehta të momentit.
E pyetur për “Big Brother Vip”, Ilda tregoi se e ka ndjekur dhe mbështet Ilir Shaqirin. Sipas saj, Iliri është i vetmi banor që meriton ta fitojë për vetë faktin se është një artist që nuk ka marrë asnjë meritë dhe vlerësim nga Shqipëria, përvecse i ka dhënë shumë asaj.