Rozë

Pak orë mbeten po Einxhel i prek të gjithë me rrëfimin: Festova datëlindjen me gjithë shqiptarët dhe po nuk fitova

Rrugëtimi i Einxhel ka qenë i mbushur me aventura, lot , gëzim dhe sfida.

Në një klip përmbledhës u panë momentet e saj më të bukura , ndërsa ajo tha se e ka sfiduar veten në çdo formë në këtë format.

Einxhel: Nuk kisha pritshmëri e di karakteri kam, se njerëzit zakonisht mi marrin gjërat për keq. Unë kam pas pa fund momente te vështira edhe pse është dukur sikur s’ma ndjen, jam ndjerë super keq. Të tjerët nuk u sforcuan të më njihnin, më paragjykuan, kam qarë, bërtisja në banjë, më thoshte babi, ato kanë qenë ditët e mia më të vështira.

Rrugëtim i vështirë por emocionet nuk munguan asnjë ditë. Kam kujtime të mrekullueshme, festova ditëlindjen para gjithë shqiptarëve, u dashurova këtu, u bëra më e fortë, e jetova në të gjitha format e mundshme, u sprovova në të gjitha format.

Nuk e di çmë ka mbet pa marrë përveç çmimit të madh. Kam pas momente që kam menduar q nuk ia dal, por jam ringritur se këtë kam dashur të përcjellë, forca nuk është që të jesh e pathyeshme, forca është që ëdhe pse thyhesh i mbledh copat dhe çohesh dhe me peshën e tyre dhe çohesh edhe nje herë në l uftë. Shpresoj shumë të kem arritur të përcjellë këtë gjë.

MË TË LEXUARAT

To Top