Elbasani është zbrazur këtë të premte ndërsa njerëzit kanë nxitur drejt shtëpive për të ndjekur finalen e madhe të “Big Brother VIP”.
Ndërsa më të rinjtë, spektaklin kanë zgjedhur ta shohin së bashku në bare e restorante, duke bërë tifo edhe për të finalistin e preferuar.
Me një rekord shikueshmërie, “Big Brother VIP” është ndjekur në Elbasan më shumë se nata e ndërrimit të viteve, ku çdo aktivitet është mbyllur, për të ndjekur pas orës 21:00 reality show-n.