Që prej datës 12 shkurt, në sondazhin e Anabel Media me titull “Kë votoni si fitues/e të Big Brother VIP” njerëzit kanë patur mundësinë të votojnë për finalistin/en i/e preferuar të reality-show.
I klikuar nga më shumë se 340,000+ njerëz dhe me 70,000+ vota, ky është sondazhi me numrin më të lartë të votuesve, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Përpara se të kalojmë te të dhënat, përmbledhim paraprakisht disa informacione të rëndësishme:
1. Sondazhi është shpërndarë rregullisht në Instagramin e Anabel Entertainment – ku 71.3% e ndjekësve jetojnë në Shqipëri (pra, kanë mundësinë të votojnë); 28% i përkasin moshës 18-24 vjeç, 50% janë 25-34, ndërsa 14% janë 45-54 vjeç, grupmosha këto më të angazhuara me BBV.
2. Sondazhi është shpërndarë gjithashtu në Facebook-un Revista Anabel – ku pjesa dërrmuese e ndjekësve i përkasin grupit 25-34 dhe 35-44 vjeç, por ka një pjesëmarrje më të lartë se Instagrami për grupmoshën 44+ vjeç, gjë që e bën sondazhin më gjithëpërfshirës.
3. Procesi i votimit: Në sondazh mund të votohej vetëm një herë për përdorues, megjithëse ka patur vazhdimisht tentativa për të manipuluar rezultatin. Rreth 6000 vota false janë shtuar nga njerëz të tjerë të cilët kanë paguar sisteme automatike që simulojnë votimin njerëzor dhe kanë shtuar kryesisht vota false te emri i Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt. Stafi i IT-së ka arritur t’i bllokojë dhe t’i kalojë votat false në një alternativë neutrale, në këtë rast “Nuk do të votoj”.
4. Sa i besueshëm është sondazhi ynë? Duke iu referuar një popullsie prej 4 milionë banorë (Shqipëri + Kosovë) dhe numrit të lartë të votimit, marzhi i gabimit është pothuajse i papërfillshëm (mund ta llogarisni edhe vetë online).
Kthehemi te rezultatet: Nga çfarë analizojmë, përballja për vendin e tretë dhe të katërt do të jetë midis Beniadës dhe Einxhelit, të cilat në sondazhin tonë kanë një diferencë të vogël votash, ndërsa Iliri dhe Donaldi janë dy pretendentët kryesorë për fitore. Ky i fundit është më i favorizuar për të fituar. Siç mund ta shihni, ai ka një diferencë jo të papërfillshme ndaj konkurrentit të tij më të fortë, Ilir Shaqiri.
Ilir vs Donald: Bazuar te votimet online, ja kush e fiton ‘Big Brother
SONDAZHI I ANABEL MEDIA
Kjo tendencë vihet re edhe në sondazhe të tjera:
Top Albania Radio në Instagram
Ilir vs Donald: Bazuar te votimet online, ja kush e fiton ‘Big Brother
Sondazh i portalit Xing.al
Ilir vs Donald: Bazuar te votimet online, ja kush e fiton ‘Big Brother
Sondazh i Olti Currit
Ilir vs Donald: Bazuar te votimet online, ja kush e fiton ‘Big Brother
Ilir vs Donald: Bazuar te votimet online, ja kush e fiton ‘Big Brother
Sondazhi i Ermal Mamaqit
Sondazh i grupit “Big Brother VIP” në Facebook (grup me pothuajse 40,000 anëtarë)
Ilir vs Donald: Bazuar te votimet online, ja kush e fiton ‘Big Brother
Po votat e Kosovës? Duhet thënë se rëndësi kanë edhe votat mes SMS të shqiptarëve të Kosovës. Referuar sondazhit të Telegrafit – ku kanë votuar afro 29,000 njerëz – më i favorizuar në Kosovë, të paktën online, është Donaldi.
Ilir vs Donald: Bazuar te votimet online, ja kush e fiton ‘Big Brother
Në një sondazh nga Prive në Youtube, ku kanë votuar 30,000 njerëz, vihet re që Donaldi është sërish në avantazh.
Ilir vs Donald: Bazuar te votimet online, ja kush e fiton ‘Big Brother
Shtojmë gjithashtu se ai gëzon mbështetje nga disa emra të njohur në Kosovë, si Getinjo, Mozzik, Arbër Zeka, fitues i edicionit të pestë të “Big Brother”, futbollisti Granit Xhaka, Fifi etj., gjë që ndikon patjetër te epërsia ndaj votave të Kosovës në krahasim me konkurrentët e tjerë.
Vlen të përmendet edhe kategoria e njerëzve që nuk janë fort të angazhuar me sondazhe online, kryesisht 44+ vjeç, por votojnë me SMS. Kjo kategori, ndoshta për shkak të moshës, mund të përkrahë më shumë konkurrentin Ilir Shaqiri, gjë që mund ta bëjë më të fortë konkurrencën. Siç përmendet shpesh, rëndësi kanë votat me SMS, jo ato online.
Megjithatë, duke parë trendin e votimeve dhe duke marrë të mirëqenë që një pjesë e mirë e atyre që kanë votuar online janë angazhuar për të votuar edhe me SMS, Donald Veshaj është më i favorizuar për të fituar. Sidoqoftë, deri në fund të spektaklit të sotëm, mund të themi vetëm që referuar të paktën votimeve online, Donaldi ka më shumë shanse për t’u shpallur fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.