Donald dhe Romeo Veshaj mund të mos jenë pjesë e programacionit të Top Channel me emisionin “Më lër të flas”, sipas aludimeve të ditëve të fundit.
Shkak duket se është bërë “Big Brother VIP” dhe fakti që Donaldi nuk u shpall fitues. Nëpër disa video në TikTok që pretendohet se janë xhiruar gjatë natës finale, thuhet se Romeo ka debatuar në prapaskenë pas fitores së Ilir Shaqirit.
Shtojmë gjithashtu se të dy vëllezërit kanë hequr nga Instagrami videon prezantuese të emisionit “Më lër të flas”, gjë që mund të nënkuptojë se ata nuk e njohin rezultatin e fitores së Shaqirit. Për momentin, është e paqartë nëse Donaldi ka marrë pjesë në xhirimet e post-Big Brother VIP sot në Top Channel.
Anabel i është drejtuar Romeos për një koment në lidhje me pretendimet për anulimin e emisionit, por nuk kemi marrë ende një përgjigje.
Në fillim të shkurtit, u tha se “Më li lër të flas” nis së shpejti primetime në Top Channel. Përmes një video-mesazhi për Donaldin, Romeo u shpreh se puna kishte nisur dhe stafi po merrej me skenografinë dhe detajet e tjera.