Triumfimi i balerinit Ilir Shaqiri ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave italiane. Edicioni i parë i “Big Brother Vip Albania” përfundoi të premten pas katër muajsh spektakël televiziv, ku mori pjesë edhe Ilir Shaqiri, i cili arriti të fitojë dhe çmimin e madh. Balerini triumfoi përballë rivalit të tij më të madh, Donald Veshaj duke marrë në shtëpi çmimin prej 100 mijë eurosh.
“Në Itali, Ilirin e njohim falë Maria De Filippi. Balerini profesionist ka marrë pjesë në programe mjaft të suksesshme si “Amici ” dhe “ Buona Domenica ”. Për ta lidhur me vendin tonë nuk është vetëm e kaluara e tij artistike, por bashkëshortja e tij, ish-aktorja Emanuela Morini, e cila mori pjesë në finale.
Ajo bërtiste nga gëzimi në momentin e shpalljes së fitores dhe gjithashtu vajza e tij, Emily e cila po ndjek gjurmët e prindërve.”, shkruajnë mediat italiane. Balerini reagoi pas fitores duke thënë se kurrë më parë nuk kishte provuar kaq shumë emocione.
“Kurrë më parë nuk kisha provuar kaq shumë emocion per te shkruajtur nje post dhe ku nuk gjej dot fjale per te pershkruar dimensionin e ketij emocioni qe me dhuruat me votat tuaja. Ju ndjej njerez te mi dje, sot e mot! Jemi 1 dhe do festojme shume suksese te tjera bashke. Faleminderit nga zemra, Ju Dua”, shkroi Iliri.