Lajme

Ta rrëqeth shpirtin kjo histori, shqiptarja e tregon: Gjyshi ka dashur t’i marrë jètën mamit, i thoshte babait kjo s’është e ndershme

Në 80-vjetorin e lindjes, vajza Lindita ka vendosur ta surprizojë me një mesazh dhe kjo ka qenë arsyeja pse ka marrë edhe avionin nga Italia për në studio. Por përpara se të rrëfejë arsyen, Lindita nis me zanafillën e historisë, dashuria mes prindërve dhe një vendim i vështirë në kohëra aspak të lehta.

Ardit Gjebrea: Më trego pak. Historia nuk është edhe aq e bukur.

Lindita: Me vuajtje, si të gjitha nënat shqiptare.

Ardit Gjebrea: Por çfarë dashurie që paska patur me babin tënd!

Lindita: Shumë. Dhe prandaj e ndien shumë humbjen e babit.

Ardit Gjebrea: Dhe dashuria e jashtëzakonshme. Unë ndonjëherë e kam pak të vështirë të konceptoj që për hir të dashurisë të dalësh kundër familjes tënde. Nuk konceptoj dot që për hir të dashurisë të marrë babai çiften për të gjëmuar fëmijën, për ta vr arë sepse nuk duhet që të ndodhë kjo dashuri. Por më mirë tregoje ti.

Lindita: Mami im ka lindur në Korçë. Në moshën 19-vjeçare i prezantojnë babin, ajo vjen me rrobat e trupit dhe kaq, dasma kjo ishte, shkon te shtëpia e babit. Mami ka shumë respekt për veten, qëkur ka qenë e re sa çohej, lyhej, rregullohej dhe siç ishte më para, çezma e lagjes, duhej të shkonte apo për punë të tjera në sektor, gjithnjë e rregulluar, për veten e saj gjithmonë, gjë që na e ka ushqyer edhe neve. Thotë “u çove, lyhu, rregullohu, pastaj bëj punët e tjera”.

Ardit Gjebrea: Megjithatë, fshati fliste. Dhe fjalët e liga shkuan edhe në vesh të familjes së babit tënd. Ata nuk donin që babi të martohej me mamin tënd.

Lindita: Ata menduan që kjo nuk është e ndershme, diçka luan se kot nuk dalin fjalët dhe e detyruan, i thanë babit” duhet ta lësh këtë grua se po na qesh fshati”. Babi vendosi të rrinte me mamin. Gjyshi i zemëruar merr çiften që kishte në shtëpi dhe e gjë mon me gjithë mamin.

Prej asaj dite, prindërit e Linditës nuk u kthyen më k urrë në atë shtëpi. Në ditët e para flinin në kabina elektrike, teksa me vete kishin vetëm rrobat e trupit .

Vajza surprizon nënën për 80-vjetorin: Nuk kam mundur të të mbuloj me flori

Pas rrëfimit të historisë së vështirë të dy prindërve të saj, Lindita dëshiron ta lumturojë në 80 vjetorin e lindjes nënën e saj.

Lindita: Ti je një nënë që na ke bërë krenare që nga fillimi, që nga jeta jote me babin e deri tani. Je një grua e ndershme, e pastër, punëtore, që ke rritur fëmijët me vuajtje si gjithë nënat shqiptare që janë heroina. Unë jam krenare për ty, por dua të jesh pak më e gëzuar tani që babi nuk është më se e di që humbja e tij…

MË TË LEXUARAT

To Top