Rozë

Ishin shoqe të ngushta si motra, por nuk flasin më tani/ Ja çfarë ka ndodhur mes Arjolës dhe Monikës: Mos vallë Iliri i ka…

Dy shoqet e BBV, tanimë nuk kanë raporte të ngrohta si brenda shtëpisë. Flasim për dy aktoret shqiptare Monika Lubonjën dhe Arjola Demirin, të cilat brenda BBV ishin bërë pothuajse të ishin motra.

Por një “ftohje” i ka kapluar raportet e dy shoqeve të mira, e lidhur me këtë ka folur gazetarja Iva Tiço, e cila ishte opinioniste e “Fan Club”.

Gjatë një puntate të “Fan Club”, të transmetuar pak ditë para finales së madhe, i gjithë publiku mbeti i habitur nga reagimi i Arjolës pas fjalëve të shoqes së saj, Monika. Si e ka parë Iva Tiço këtë situatë? “Më bëri dhe mua përshtypje, sepse Monika dhe Arjola kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Monika m’u duk e befasuar”.

“E pyeta Arjolën dhe më tha që ishte shumë e lodhur, e pangrënë, më pak fjalë e rraskapitur. Madje më tha që kur u regjistrua spektakli kishte qenë 48 orë pa gjumë dhe pa ngrënë”.

“Mendoj se të dyja do ta sqarojnë marrëdhënien e tyre, edhe nëse ka ndonjë krisje besoj se do ta rindërtojnë përsëri raportin e tyre në mënyrë që mos ta bëjnë këtë gjë ushqim për portalet”, tha gazetarja e njohur Tiço.

Kujtojmë se ftohja e raporteve të tyre erdhi pasi Monika në Fan Club i shprehu dashurinë Arjolës duke i thënë “Të dua”, ndërsa ajo jo vetëm që nuk ia ktheu por edhe bëri një mimikë të çuditshme të fytyrës.

MË TË LEXUARAT

To Top