Lajm spektakolar nga “Plaza” në zemër të Tiranës, aty ku sonte produksioni i Big Brother VIP ka organizuar një festë gjigante pas edicionit të parë të programit.
Donaldi i ka befasuar të gjithë duke pranuar ftesën, pas dy ditësh në pauzë totale. Në media u raportua se ai i ka prishur marrëdhëniet me familjen Hoxha dhe Arbana Osmanin, por jo.
Situata qenka krejt tjetër. Ai u paraqit fillimisht i veshur me kostumin “Spiderman”, i preferuari i tij, ndërsa më pas hoqi maskën dhe nisi të kërcente.
Donaldi duket se i ka harruar të gjitha pakënaqësitë që ka patur. Ai u pa duke kërcyer edhe me Ilirin, madje në valle. Kush e priste këtë?
Ndërkohë, perla ndodhi para pak minutash. Aktori vlonjat u ngjit në skenë për të kënduar këngën “TL” me Elgit Dodën, një këngë dedikuar Bora Zemanit.
“Preferenca” para pak minutash njoftoi ekskluzivisht se Donaldi nuk i ka folur asnjë sekondë Beatriksës sonte, kështu që mesazhin e morët: Donaldi do rikthimin me Bora Zemanin!