Rozë

E cilësoi si türp këngët e tij/ Këngëtari i ri reagon ndaj Sinan Vllasaliut: Do ta marr të këndoj kur të bëjë djalin synet

Një deklaratë e këngëtarit Sinan Vllasaliu kundrejt reperëve, Mozzik dhe Don Xhon, u bë virale këto ditë në rrjetet sociale.

Artisti i mirënjohur i skenës në një intervistë të dhënë së fundmi theksoi se tekstet e këtyre artistëve janë ‘turpi i botës’. Një replikë apo kundërpërgjigje e ka bërë edhe Gramoz Aliu (emri i vërtetë), i cili thekson se do ta ftojë në synetinë e të birit.

“Faleminderit Axha Sinan. Besën e Zotit e ke që m’fal Zoti djalë, n’syneti t’tij ti ki me qenë këngëtari”, tha reperi Mozzik. Ndërsa, deri më tani akoma nuk është bërë një replikë nga reperi tjetër i përfshirë në ngjarje, Don Xhoni. Këngëtarët në anën tjetër janë ndër më të kërkuarit në treg, e njëherësh kanë korrë suksese të mëdha.

Ata po vazhdojnë të bëjnë muzikë e të jenë prezentë në mbrëmje e koncerte të ndryshme dhe numërojnë miliona klikime në youtube.

MË TË LEXUARAT

To Top