Beniada është banorja finaliste që nuk arriti të fitojë çmimin e madh. Por përtej kësaj ajo ka arritur të bëjë për vete një publik të tërë me sinqeritetin dhe pozitivitetin që ajo ka shfaqur.
E sot ajo u është përgjigjur disa pyetjeve më interesante. Njëra ndër pyetjet ishte se ku ajo ka vendosur të jetojë pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Beniada ka treguar se nëse gjërat i ecin mbarë ajo do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Shqipëri. Modelja ka arritur që të jetë pjesë e shtëpisë për 136 ditë.
Duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve të fansave, ajo tha se është mbiemri i artit dhe mbiemri i nënës së saj. “Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani vendosa të prezantohem me emrin e artit Beniada Jakiç, mbiemri i nënës sime.
Jakic vjen nga muhaxhirët shqiptarë të Bosnjës, të cilët u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre nga serbët. Dhe Jakiçin e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele”, shkruan Beniada.
Po ashtu Beniada iu ka përgjigjur edhe pyetjes nëse modelja ka kontaktuar me ish banorët e ; Big Brother Vip’. Kujtojmë se Beniada u kthye në një fenomen gjatë qëndrimit për katër muaj në Big brother VIP, me karakterin dhe mënyrën e të folurit shqip.