Një deklaratë e Kristit se është i sigurt që të gjitha vajzat në ‘Love Story’ kryejnë marrëdhënie sek suale jashtë programit ka shkaktuar debate këtë të martë në “Love Story Talk”.
Të gjitha vajzat ishin kundër deklaratës së fronistit dhe thanë se nuk kryejnë marrëdhënie intime jashtë programit. Ndërkohë, vetë Kristi e pranoi që kryen seks jashtë emisionit. Ai shtoi se nuk ka asnjë problem, pasi “edhe duke bërë seks jashtë programit mund të zhvillojë një romancë me këto të gjitha”.
Pyetjes së Enit “Kush nga vajzat të ka konfiduar ty që ka marrëdhënie sek*suale jashtë programit?” Kristi iu përgjigj:
“Unë nuk thashë atë, thashë që jam gati i sigurt që të gjitha e bëjnë atë. Edhe gjëja më normale se përveç kontratave dhe të tjerave”
Por Eni nuk e la me kaq: “Ke fakte? Kristi, të lutem, sepse bëhet fjalë për një deklaratë shumë të rëndë që mua më vjen turp që e dëgjoj sidomos e thënë nga ju. Dua vajzën, nëse ka ndonjë nga ju, që ia ka thënë Kristit këtë që “unë kam bërë sek s jashtë programit”.
Kaq u desh që vajzat t’i kundërviheshin Kristit. Si fillim ishte Romina ajo që iu drejtuar Kristit: “Na mban pishtarin neve ti se çfarë bëjmë jashtë programit? Na ruan jashtë çfarë bëjmë jashtë programit?”
Më pas, në debat u përfshinë edhe Eni, Sellma dhe Marinela.
Kristi: Nuk thashë se kam mbajtur pishtarin, por thashë që jam gati i sigurt që ju të gjitha kryeni marrëdhënie s eks uale jashtë programi. Me këtë desha të them që fakti që ne e bëjmë këtë jashtë programit nuk domethënë që ne nuk mund të kultivojmë romancë brenda.
Xheni: Unë nuk kryej marrëdhënie se ksuale pa qenë në një lidhje, pikë së pari. Pa qenë në një lidhje, as nuk e diskutoj fare këtë pjesë.
Sellma: Çdo opinion i atij për mua nuk ekziston fare. Mua nuk më akuzon dot njeri dhe për mua nuk ekziston, sepse jam shumë e pastër me veten time. Ai mund të ketë mendimet e veta, por e këshilloj që të rrijë brenda kornizës së asaj që ka ardhur këtu dhe jo të hulumtojë.
Marinela: Mendoj që mund të jetë një provokim i Kristit. Mos e marrim gjithmonë dhe ta godasim Kristin gjithmonë. Ky mund të jetë edhe provokim i Kristit për të parë reagimet tona dhe për të kuptuar për çfarë jemi ne këtu. Edhe ai nuk është se komunikon me ne. Kristi duhet të jetë shumë i qetë, sepse unë personalisht nuk ka shanse që të bëj një veprim të tillë, sepse dua që t’i përkushtohem 100% vetëm atij.
Kleona: Shumë e lumtur që ka ardhur kjo kohë, që burrat shqiptarë janë të sigurt që femrat e tyre bëjnë seks jashtë dhe prapë janë konfidentë për të krijuar një marrëdhënie dashurie me ne. Nuk kam marrëdhënie se ksu ale jashtë programit, sepse kam ardhur që të gjej një njeri që t’i bëj të gjitha këtu.