Rozë

Bora s’shkoi te festa e ‘Big Brother’, Arjan Konomi vazhdon ta degjenerojë Donaldin: Ika unë as 5 minuta s’qëndrova, me kë do rrija

Në festën mes banorëve të “Big Brother VIP” dhe pjestarve të stafit “Top Channel” ishte i ftuar edhe opinionisti Arjan Konomi. Mesa duket ai nuk ka ngelur fare i kënaqur nga pjesmarrja në festë dhe këtë e bëri të ditur gjatë një video LIVE në TikTok me Fation Kuqarin.

Arjani u shpreh se njerëzit e BBV ishin shumë të mërzitshëm dhe nuk krahasoheshin me ata të “Perputhen”, madje nuk e kurseu edhe një ironi.

Ai tha se nuk ndejti më shumë se 5 minuta pasi Bora nuk ishte e pranishme, teksa shtoi: “Çfarë te beja atje? Me ke do rija me…”- tha Arjani duke e lënë fjalinë përgjysmë e duke tundur kokën në menyre ironike.

MË TË LEXUARAT

To Top