Rozë

”Nuk do kem miqësi jashtë me të”/ Iliri refuzon ftesën e Donaldit për të ndërtuar 4 shtëpi për të varfërit: Ai s’më flet mua

Iliri ka refuzuar ftesën e Donaldit për të ndërtuar katër shtëpi për njerëzit në nevojë. Një ditë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Donaldi reagoi në rrjetet sociale përmes një videoje ku mes të tjerash deklaroi se do ndërtojë katër shtëpi me lekët e tij. Aktori u shpreh se do vendosë 100 mijë euro për të bërë dy shtëpi në Kosovë dhe dy në Shqipëri për njerëzit në nevojë. Dhe për këtë ai ftoi t’i bashkohet edhe fituesi, Iliri.

Ky i fundit i është përgjigjur sot gjatë një interviste për “Shqipëria Live”. Iliri ka folur rreth kësaj teme, duke u shprehur se nuk planifikon t’i bashkohet Donaldit në këtë iniciativë, por ka në plan të ndërtojë një akademi në Tiranë, që ofron bursa falas.

“Secili në këtë jetë merr nismat e veta, unë i uroj Donaldit gjitha të mirat, dhe mbi të gjitha që t’ia dalë në jetë sepse unë kam besim se Donaldi diku do të jetë dikush. Unë e kam konsideruar çun me talent dhe kreativ. Sa i përket nismave unë mendoj se secili e bën në mënyrën e vetë, ka kush ngreh tulla, ka kush u jep njerëzve të hanë, Iliri preferon të mbush shpirtin me art, qëllim im është të hap një akademi në Tirani, ku 100 talent të kenë mundësin për pesë vite të studiojnë falas me mësuesit më të mirë që janë në Itali”, ka thënë Iliri.

Më tej, balerini u shpreh se ai nuk ka komunikuar më me aktorin që pas përfundimit të “Big Brother VIP”. “Nuk kam folur me Donaldin, ndoshta po ndodh ajo që kisha parashikuar unë që i kam thënës e ne jashtë nuk do të kishim miqësi dhe kontakt”, u shpreh Shaqiri.

Donaldi e pranon: Iliri është lojtar më i fortë se unë – Abc News

MË TË LEXUARAT

To Top