Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Eduard Kuçi, u largua për herë të dytë nga emisioni dhe kësaj rradhe, ai u shpreh se arsyeja pse u largua nga emisioni i dashurisë ishte Ana Lleshi.
Mirëpo, gjatë një interviste ai u shpreh se nuk e festonte Shën Valentinin, duke nènkuptuar fillimisht që lídhja e tij me Anën nuk vazhdon.
Kur jam futur për herë të parë dhe kam dalë më pas kishte disa próbleme. Edhe pse dihen arsyet e daljes time, unë dua të them se kësaj radhe dola se e ndjeja veten më mirë jashtë.
Aty brenda më ka pëlqyer vetëm një vajzë dhe doja të njihesha më shumë me të. Ndodhi çfarë ndodhi dhe dolëm të dy së bashku. Po është Ana Lleshi dhe kisha dëshirë që të vazhdoja takimet me të.
Ata që më njohin e dinë shumë mirë se i njëjti jam si në program si jashtë tij. Nuk kam nevojë të ndryshoj për asgjë. Jam i drejtpërdrejtë dhe çdo gjë që e kam e them direkt përbàllë.”- u shpreh ai. Mirëpo, së fundmi, duket se Edi dhe Ana janë në një lídhje dhe ka qenë vetë ish-konkurrenti që e ka konfirmuar këtë. Nëpërmjet një videoje ‘live’ në “Instagram”, ai ka thënë se është në një lídhje me Anën, ndërkohë që ka refúzuar të zbúlojë se sa kohë kanë më njeri-tjetrin.