Një javë pasi Donaldi dhe Beatrix u lidhën në shtëpinë e Big Brother VIP, dyshja u kritikuan ashpër nga opinionistët, në veçanti nga Sonila Meço, e cila pikërisht në atë spektakël ishte prezente.
Madje një debat i ashpër u zhvillua nga studio, ku Sonila fajësoi në njëfarë forme Beatrix Ramosajn për gjithçka ndodhi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, këngëtarja kosovare kishte besim të madh tek raporti i saj me Donaldin, e madje tha se nuk i interesonte aspak çfarë mendonin të tjerët, pasi sipas saj e dinte shumë mirë se çfarë ndjente për Donaldin, si dhe ky i fundit për të.
“Unë e di çka ndjej edhe e di çka ndjen ky, koha do e vërtetojë. Çohuni edhe kalleni shpinë, boni çka doni, unë këtë djalë e du”, ishin fjalët e Beatrixës.
Theksojmë se Beatrix konfirmoi ndarjen nga Donaldi ditën e sotme përmes një Story që publikoi në Instagram ku shkruante “Histori falso”. Derisa nuk vonoi shumë ajo e hoqi edhe nga lista e miqve në Instagram, Donaldin si dhe Romeo Veshajn.