Aktorja Arjola Demiri dhe ish-konkurrentja e ‘Përputhe’, Antonela Berisha kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP.
Mirëpo duket se edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme dy vajzat nuk i kanë rregulluar marrëdhëniet me njëra-tjetër. Burime për Kryefjala. kanë treguar se në xhirimet e Post ‘BB VIP’ Antonela ka filluar të hedh kunja kundrejt Arjolës.
”Urime për fustanin, urime për flokët”, por këto kunja janë pasuar nga Arjola e cila i ka thënë: “Urime per Sanremon!”.
Rikujtojmë se Antonela u përfol se do të merrte pjesë në Sanremo, madje mediat madje në media u përfol se do bënte një dalje serioze atje ndërkohë që nuk ndodhi kështu.