Ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar, kërkoi ndihmë nga Turqia përmes kërkesës për mbylljen e Ngushticës së Dardaneleve pas futjes së trupave ruse në Ukrainë.
“Po i bëj thirrje administratës turke, ndihmojeni Ukrainën. Ne e kërkojmë mbylljen e Dardaneleve. Duam që të vendosen sanksione ndaj palës ruse. E kërkojmë konfiskimin e aksioneve të rusëve këtu”, shkroi ambasadori Bodnar në llogarinë e ambasadës ukrainase në Twitter.
Sipas Konventës së Montreux-it të vitit 1936, Turqia, anëtare e NATO-s, e ka kontrollin e Ngushticave të Bosforit dhe të Dardaneleve, që e lidhin Detin e Zi me Detin Mesdhe. Ky pakt ia jep Turqisë autoritetin për ta rregulluar kalimin “transit” të lu ftanijeve dhe për t’i mbyllur këto ngushtica për l uft anijet e huaja në kohë lu fte dhe kur është e kër cënuar.