Rozë

”Edhe në të do të do gabim”/ Vajza shqiptare i del në krah Beatrixit: Mos u kthe te Donaldi!

Çifti i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj, i dhanë fund romancës së tyre menjëherë pas daljes nga shtëpia. Lajmin e konfirmoi vetë këngëtarja nëpërmjet postimeve të saj në Instagram, ku nuk munguan as statuset thumbuese ndaj aktorit. Së fundmi, Ramosaj ka dhënë një tjetër “sinjal” përsëri nëpërmjet rrjetit social.

Një profil në Instagram i ka dedikuar asaj një shkrim të gjatë, i cili nis me fjalinë “Mos u kthe Triksë”, frazë e ngjashme me titullin e këngës së fundit të Semi Jaupajt. Më pas postimi vijon me disa fjali që risjellin në vëmendje në mënyrë indirekte “ndienjën e Donaldit për dikë tjetër” dhe mënyrën si e ka trajtuar ai këngëtaren, duke i renditur asaj arsyet pse nuk duhet të kthehet.

Ajo që u vu re është se Beatrix Ramosaj e pëllqeu këtë postim me profilin e saj personal, duke lënë të kuptohet se e mbështet deklaratën e fansit.

Por, pak minuta më vonë, ajo vendosi ta heqë pëlqimin nga postimi, megjithatë fansat e kanë ruajtur “like-n” e saj të parë shkruan Panorama.

POSTIMI I PLOTË:

Mos u kthe Trix!

Kam lexuar diku që duhet t’i besosh njerëzve kur e tregojnë se kush janë. Ne të verbuar nga shpresa e iluzioni nuk e bëjmë. Mbysim veten në cirqe mendore justifikimesh, duke e bërë njeriun që kemi përballë të jetë ai që duam ne, e jo ai që është realisht.

Po lexoj presion mbi këtë vajzë që të kthehet. Si të kthehet Beatrix te një njeri që nuk e respektoi në asnjë moment, ndërsa dikë tjetër nuk harroi ta respektonte edhe në momente të vështira?

Si të kthehet Beatrix pas gjithë u rrejtjes që mori për shkak të tij. E më pas pas heshtjes dhe injorimit publik e mes miqsh?

Si të kthehet pas lumturisë së parashutave?

Si të kthehet pas nënvlerësimit të ndienjave?

Si të kthehet te një njeri që nuk i kupton gabimet…

Si të kthehet te një njeri që ka të shenjtë çdo gjë veç saj…

Si të kthehet në një rreth vicioz gabimesh e pendimi…

Si të kthehet aty ku ka rëndësi vetëm ndienja e dikujt tjetër… Të qëndrojë gjithë jetën me zemer në dorë…

Mos u kthe Trix… Thonë që pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë, e ti mos u kthe, se nuk e meriton këtë dashuri…E në të dashtë të do gabim…

MË TË LEXUARAT

To Top