Lajme

Gjendja nuk është e mirë/ Rubla ruse ka rënë në pikiatë, në Moskë është ndaluar këmbimi

Banka qendrore ruse pritet të ndërhyjë me urgjencë në treg pasi monedha vendase, rubla ra në nivelet më të ulëta historike.

Guardian raporton se pikat e këmbimit valutor në Moskë kanë ndalura tregtimin e rublës me dollarë dhe euro. Një pikë e njohur këmbimi valutor tha se kanë ndaluar këmbimin para dy orësh, teksa monedha ruse është në rënie pikiatë.

Monedha, obligacionet dhe aksionet e Rusisë janë kudo në rënie. Perëndimi është angazhuar se do të godasë Moskën me sanksione që nuk janë parë ndonjëherë.

Edhe tregjet perëndimore janë lëkundur, ndërkohë që çmimi i naftës ka njohur rritje të menjëhershme.

MË TË LEXUARAT

To Top