Banorja finaliste e Big Brother VIP, Beniada Nishani (Jakic), ka qenë pa dyshim një prej personazheve më të pëlqyer nga publiku.
Ajo u rendit e katërta në finalen e madhe, e cila shpalli si fitues balerinin Ilir Shaqiri. Beniada së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur në përgjithësi mbi eksperiencën e saj në Big Brother VIP.
Teksa bisedonte me prezantuesen Bieta Sulo për meshkujt e shtëpisë dhe personin që ndoshta mund të përshtatej me të në një “lidhje”, modelja e njohur bëri sërish një rrëshqitje të një prej frazave të saj më qesharake të thëna brenda shtëpisë.
“Atëherë të ju them të vërtetëm siç e them gjithmonë ‘për kokën e Zotit’ nuk ka qenë asnjëri që më interesonte”, ka thënë Nishani (Jakic).